Delegacioni nga Serbia largohet nga konferenca në Mal të Zi, shkak deputetet nga Kosova

Deputetet e Kuvendit të Kosovës, Time Kadrijaj, Blerta Deliu-Kodra dhe Arbëreshë Kryeziu Hyseni, ishin të pranishme në konferencën rajonale në Petrovac të Malit të Zi, pas fjalimeve të delegacioneve nga Kosova, Shqipëria dhe Bosnja e Hercegovina, deputetët serbë të udhëhequr nga nënkryetarja e Kuvendit të Serbisë, Snezhana Paunoviq, e lëshuan sallën. Për këtë çështje të […]

Delegacioni nga Serbia largohet nga konferenca në Mal të Zi, shkak deputetet nga Kosova

Deputetet e Kuvendit të Kosovës, Time Kadrijaj, Blerta Deliu-Kodra dhe Arbëreshë Kryeziu Hyseni, ishin të pranishme në konferencën rajonale në Petrovac të Malit të Zi, pas fjalimeve të delegacioneve nga Kosova, Shqipëria dhe Bosnja e Hercegovina, deputetët serbë të udhëhequr nga nënkryetarja e Kuvendit të Serbisë, Snezhana Paunoviq, e lëshuan sallën.

Për këtë çështje të dyja deputetet nga Kosova thanë se Serbia po ballafaqohet me të kaluarën e saj kriminale, siç ishte rezoluta e OKB-së për gjenocid në Srebrenicë, Kosova do të vazhdojë në rrugën e saj të paalternativë për anëtarësim në BE dhe NATO.

“Në të vërtetë, ne nuk thamë asgjë që nuk dihet: Serbia është faktor destabilizues në rajon dhe se ajo duhet të marrë përgjegjësi për sulmin terrorist në Banjskë, ku mbeti i vrarë polici Afrim Bunjaku”.

“Këtë të vërtetë, por edhe shumë të tjera që ndërlidhin direkt presidentin Aleksandër Vuçiq, do t’ua themi në çdo takim të mundshëm”, ka thënë Deliu-Kodra dhe Kadrijaj.

Pos deputeteve e pranishme aty dje ishte edhe Violeta Haxiu nga KDI.

“Delegacione të shteteve të Ballkanit Perëndimor, të përbëra nga deputetë dhe përfaqësues të OJQ-ve monitoruese të Parlamenteve, sot, në Petrovac të Malit të Zi po diskutojnë për ‘Përfitimet nga Procesi i Berlinit’, e posaçërisht nga marrëveshja për Tregun e Përbashkët Rajonal (CRM)”.

“Kolegia jonë Violeta Haxholli bashkë me deputetet e Kuvendit të Kosovës, Arbëreshë Kryeziu Hyseni, Blerta Deliu-Kodra dhe Time Kadrijaj po ndajnë pikëpamjet e tyre në këtë forum të rëndësishëm rajonal”, thuhet në njoftimin e KDI-së.