Deliu kritikon Qeverinë: E rëndë që Kosova të krahasohet me Rusinë e Bjellorusinë

Është e rëndë që Kosova të krahasohet me shtetet si, Rusia e Bjellorusia, ka thënë deputetja e PDK-së, Blerta Deliu-Kodra, teksa ka komentuar masat e Bashkimit Evropian ndaj Kosovës, që u vendosën vitin e kaluar, e në bllokun evropian po diskohet për mundësin e heqjes pas raportit të kryediplomatit të BE-së, Jodep Borrell. Deliu-Kodra shprehu […]

Deliu kritikon Qeverinë: E rëndë që Kosova të krahasohet me Rusinë e Bjellorusinë

Është e rëndë që Kosova të krahasohet me shtetet si, Rusia e Bjellorusia, ka thënë deputetja e PDK-së, Blerta Deliu-Kodra, teksa ka komentuar masat e Bashkimit Evropian ndaj Kosovës, që u vendosën vitin e kaluar, e në bllokun evropian po diskohet për mundësin e heqjes pas raportit të kryediplomatit të BE-së, Jodep Borrell.

Deliu-Kodra shprehu pakënaqësinë e saj për pozicionin e dobësuar të Kosovës në dialogun me Serbinë, duke thënë se vendi do të kishte një pozicion më të fuqishëm nëse nuk do të ishte nën sanksione.

“Edhe Qeveria të jetë e vëmendshme për pozicionin që e ka futur vendin. Është e rëndë që sot shteti i Kosovës, të krahoshet me një shtet si Rusia e Bjellorusia. Ndërkohë që pozicioni i jonë në dialog do të ishte më u fuqishëm nëse Kosova nuk do të futej në këtë proces nën sanksione. Ka pasur shuam pak, takime të rëndësishme bilaterale të kryeministrit dhe akterë tjerë, pikërisht për këtë gjendje”, ka thënë deputetja e PDK-së, në “FIVE” të Dukagjinit.

Ajo gjithashtu vuri në dukje se masat e BE-së kanë ndikuar negativisht në mirëqenien e qytetarëve të Kosovës, duke izoluar vendin dhe dëmtuar ekonominë

Sipas saj, Qeveria e kryeministri, Albin Kurti, nuk janë prekur nga masat e BE-së por është prekur mirëqenia e qytetarëve të Kosovës.

“Jemi izoluar si shtete, dhe shpesh shtrohet pyetja në opinion, a është kjo Kosova që po synojmë që të zhvillohet më tutje, a është kjo Kosova që e duan qytetarët sepse në fund të fundit sanksionet e BE-së nuk e kanë prekur kryeministrin Kurti e asnjë prej akterëve të kësaj qeverie, sanksionet e kanë dëmtuar ekonominë e endnit dhe natyrisht t akne prekur edhe interesin ekonomik dhe fuqizon të Kosovës dhe kanë ndikuar në mirëqenien e cenuar… e habitshme është qaja e Qeverisë që bëhet sikur nuk po ndodhë asgjë.

Prapë po e them në vend që bashkë me partnerët tanë ta koordinojmë dhe fuqizojmë pionin e Kosovës, edhe në raport të dialogut, të jemi më të fortë atje e ta kemi një Serbi më të cenuar, ne kemi dobësuar pozicion tonë për shkak të këtyre rrethanave në të cilat nuk kemi arritur as ta kapitalizojmë zhvillimin e ngjarjeve të rënda që kanë ndodhur në Banjskë”, ka shtuar Deliu-Kodra.

Në lidhje me takimin e ardhshëm mes kryeministrit Albin Kurti dhe presidentit serb, Aleksandër Vuçiq, në Bruksel, Deliu-Kodra u shpreh skeptike për ndonjë zhvillim të ri.