Dëme të konsiderueshme nga zjarri në një objekt në zonën industriale në Prishtinë
Dëme të konsiderueshme janë shkaktuar nga zjarri i madh që kaploi një objekt afarist në zonën industriale në Prishtinë, derisa nuk është raportuar për të lënduar. Edhe pas mbi tri orësh, zjarrfikësit ende nuk e kanë lokalizuar zjarrin. Zëdhënësi i policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci ka thënë se po zhvillon hetime për të

Dëme të konsiderueshme janë shkaktuar nga zjarri i madh që kaploi një objekt afarist në zonën industriale në Prishtinë, derisa nuk është raportuar për të lënduar.
Edhe pas mbi tri orësh, zjarrfikësit ende nuk e kanë lokalizuar zjarrin.
Zëdhënësi i policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci ka thënë se po zhvillon hetime për të sqaruar plotësisht rrethanat e ngjarjes.
“Rreth orës 20:00, është raportuar për një zjarr aktiv në objektin e një kompanie në zonën industriale në Prishtinë. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes, po ashtu janë ftuar edhe zjarrfikësit të cilët po punojnë intensivisht për lokalizimin e zjarrit. Sipas informacioneve fillestare, dëmet janë të konsiderueshme, ndërkaq nuk raportohet për persona të lënduar. Aktualisht po vijon puna hetimore për sqarimin e plotë të rrethanave që karakterizojnë ngjarjen, ndërkaq, për të dalë në vendin e ngjarjes ka ftuar edhe zyrtarin për hetimin e shkaqeve të zjarrit”, ka thënë Borovci.