DËMTIM SHOKUES për Jasharin te Milani
AC Milan ka marrë një goditje të rëndë vetëm në fillim të sezonit të ri. Mesfushori shqiptar, Ardon Jashari, do të mungojë për rreth tre muaj për shkak të një dëmtimi serioz të pësuar gjatë një seance stërvitore. Fillimisht, trajneri Massimiliano Allegri konfirmoi mungesën e Jasharit për sfidën kundër Lecce-s, duke theksuar se lojtari kishte […]

AC Milan ka marrë një goditje të rëndë vetëm në fillim të sezonit të ri. Mesfushori shqiptar, Ardon Jashari, do të mungojë për rreth tre muaj për shkak të një dëmtimi serioz të pësuar gjatë një seance stërvitore.
Fillimisht, trajneri Massimiliano Allegri konfirmoi mungesën e Jasharit për sfidën kundër Lecce-s, duke theksuar se lojtari kishte pësuar një përplasje gjatë stërvitjes. Detajet ishin të pakta në atë moment, por shqetësimet u shtuan shpejt.
Raportimet e fundit nga Italia, përfshirë ato të gazetarit të njohur Daniele Longo, zbulojnë se lojtari ka pësuar një frakturë të pazhvendosur në fibulën e djathtë. Pas konsultimeve mjekësore, Jashari ka vendosur të ndjekë një trajtim konservativ, duke shmangur ndërhyrjen kirurgjikale për momentin, trnasmeton ORAinfo.
Ndërkohë, eksperti i merkatos, Nicolo Schira, ka raportuar se periudha e rikuperimit parashikohet të zgjasë rreth tre muaj, që do të thotë se rikthimi i tij pritet të ndodhë vetëm pranë fundit të vitit 2025.
Ky është një zhvillim negativ për kuqezinjtë, të cilët kishin besim të madh te Jashari për të forcuar repartin e mesfushës. Tani, klubi mund të detyrohet të rishikojë planet e merkatos për të mbuluar boshllëkun e krijuar nga mungesa e tij.
Ardon Jashari ishte parashikuar të ishte titullar në disa nga ndeshjet e para të sezonit, dhe kjo lëndim vjen në një moment vendimtar për të dhe për klubin. /ORAinfo/