Disa deputetë të Kuvendit të Kosovës vizitojnë Izraelin, synohet forcimi i bashkëpunimit dypalësh

Disa deputetë të Kuvendit të Kosovës vizitojnë Izraelin, synohet forcimi i bashkëpunimit dypalësh

Disa deputetë të Kuvendit të Kosovës nga të gjitha partitë, kanë qenë për vizitë pune në Izrael,

Për këtë ka njoftuar ambasada e Kosovës në Izrael.

“Vizita e delegacionit të deputetëve të Kuvendit të Republikës së Kosovës në Izrael shërbeu si një hap i rëndësishëm drejt forcimit të marrëdhënieve dypalëshe dhe avancimit të bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve tona. Përmes takimeve dhe diskutimeve me përfaqësues të institucioneve izraelite, gjatë vizitës u diskutuan mundësitë për thellimin e bashkëpunimit ndërparlamentar, si dhe për zhvillimin e partneriteteve të reja në fushën e arsimit, inovacionit, teknologjisë dhe fusha të tjera me interes të përbashkët”, thuhet në njoftim.


Burimi i lajmit: orainfo.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.