Për 6 deputetët e Isa Mustafës, Agim Veliut dhe Kujtim Shalës

Shkruan: Gani Geci
Për 6 deputetët e Isa Mustafës, Agim Veliut dhe Kujtim Shalës,
Mbrëmë besoj se të gjithë e kuptuan se emri i Përparim Ramës nuk ishte askund në agjendën e Isa Mustafës e Kujtim Shalës; ai ishte vetëm karrem.
Mos harroni se me këtë agjendë, 6 deputetët e LDK-së, me vetë dëshirë, po ia rrisin votat LVV-së.
Po i bëni llogaritë gabim.
Me këto politika jeni duke çuar ujë në mullirin e LVV-së, por edhe te PDK-ja, sepse dëshira e tyre e përbashkët është të shuhet LDK-ja.
Me këtë politikë po e dobësoni veten tuaj dhe LDK-në.
Juve nuk po ju intereson LDK-ja; interesi juaj tani po duket qartë: dobësimi i LDK-së dhe fajësimi i kryetarit.
Interesi juaj është se si ta çoni LDK-në në zero, që pastaj ta fajësoni kryetarin.
Nga ajo që dëgjova mbrëmë nga Avdullah Hoti, u kuptua se qe 5 vite nuk keni punuar për ta forcuar LDK-në, por keni punuar sa më shumë për ta dobësuar LDK-në, ne zgjedhjjet nacionale që në fund të thoni se lidershipi është fajtor.
Në kuvendin e fundit, pas fitores së Lumir Abdixhikut, Kujtim Shala ka shkuar te grupi punues dhe ka kërcënuar grupin punues, duke thënë: “Mos gaboni me prek Këshillin e Përgjithshëm, se kallet këtu.”
Ndërsa, në letrat e atyre që humbën, po të fitonin, 40 emra kanë pasur për t’i hequr nga Këshilli i Përgjithshëm në të njëjtin kuvend.
Ndërsa kryetari Lumir Abdixhiku, për ta ruajtur LDK-në, jo vetëm që nuk e preku Këshillin e Përgjithshëm, por në Këshill i shtoi edhe deputetët e rinj.
Kandidatja juaj për kryeministre, në kohë fushate, qëllimisht paska thënë se nuk e ka problem Listën Serbe, sepse, si duket, problemi kryesor nuk paska qenë as Lista Serbe, as Albin Kurti. Problemi kryesor paska qenë kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, dhe dobësimi i tij.
Nga mbrëmë u kuptua se në këto 5 vite agjendë paska qenë dobësimi dhe fajësimi.
Shpresoj që Përparim Rama ta ketë kuptuar këtë agjendë.
Në vitin 2025, LDK-ja i kishte 20 deputetë. Lumir Abdixhiku ju dëgjoi juve dhe ju e sollët LDK-në në 15 deputetë, me qëllimin e vetëm që, pas rezultatit të dobët, ta fajsoni dhe të kërkoni dorëheqjen e kryetarit.
Sikur ju ta donit LDK-në, nga shkurti 2025 tani do ta kishit edhe Presidentin, edhe pushtetin.
Qëllimi juaj tani po shihet: sa më shumë të dobësohet LDK-ja, aq më mirë për ju, që t’i thoni kryetarit se ai është fajtori.
Pas rënies së LDK-së në 12% dhe pas dorëheqjes së Isa Mustafës, i kemi pas thënë Kujtim Shalës se ai duhet ta udhëheqë LDK-në. Ai ka thënë: “Jo, sepse unë nuk mund t’i heq fajtorët për dobësimin e LDK-së; sepse i kam shokë.” Duhet tjetërkush me marrë faturën e largimit të Agim Veliut.
Tani u kuptua agjenda.
Andaj mos u bëni bisht PDK-së!
Mos e dërgoni vendin në qorrsokak kushtetues.
Nga 04.10.2026, vendi do të mbetet edhe pa ushtrues detyre të Presidentit.
Propozojeni Anton Qunin President dhe formojini institucionet e vendit forcojeni LDK en.
Nëse LDK-ja i thotë jo Presidentit 100% të LDK-së, atëherë po kuptohet se çfarë presidenti po e doni.
Është lodhur ky popull; qe 2 vite, me tri palë zgjedhje, dhe ende pa institucione kushtetuese.
Burimi i lajmit: ina-online.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.



