Deputetja Shqipe Mehmeti Selimi falënderon qytetarët për Marshin e Lirisë: “Presim vendim lirues më 16 shtator”

Deputetja Shqipe Mehmeti Selimi falënderon qytetarët për Marshin e Lirisë: “Presim vendim lirues më 16 shtator”

Deputetja e Lëvisjes Vetëvendosje, Shqipe Mehmeti Selimi, ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale pas zhvillimit të Marshit të Lirisë, ku falënderoi të gjithë qytetarët që morën pjesë në mbështetje të ish-drejtuesve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, njofton agjencia e lajmeve INA.

Në mesazhin e saj, ajo ka theksuar pastërtinë e luftës çlirimtare dhe ka shprehur besimin për një vendim pozitiv nga Dhomat e Specializuara në Hagë.

Deklarata e plotë e Shqipe Mehmeti Selimit:

Faleminderit secilit prej jush që u bashkuat në Marshin e Lirisë, në mbrojtje të çlirimtarëve tanë.
Faleminderit për praninë dhe mbështetjen tuaj.

UÇK-ja ishte, është dhe do të mbetet e pastër. Ajo është krenaria e mbarë kombit shqiptar dhe nuk mund të njolloset nga asnjë gjykatë.

Tani presim 16 shtatorin dhe vendimin në Dhomat e Specializuara në Hagë, me shpresën dhe besimin se do të jetë vendim lirues, ashtu siç e meritojnë çlirimtarët tanë.

Liri për çlirimtarët!
Rroftë UÇK-ja


Burimi i lajmit: ina-online.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.