Dëshmitë e Maxwell/ Ish e dashura e Epstein: Nuk kam parë asnjë sjellje të papërshtatshme të Trump

Ish-e dashura e burgosur e Jeffrey Epstein, Ghislaine Maxwell,  mohoi vazhdimisht gjate pyetjes nga Departamenti I Drejtësisë, të kishte qenë dëshmitare e ndonjë sjelljeje të papërshtatshëm nga Donald Trump. Administrata Trump publikoi qindra faqe me transkripte dhe audio nga intervistat që Zëvendës Prokurori i Përgjithshëm Todd Blanche zhvilloi me Ghislaine Maxwell muajin e kaluar. Sipas [...]Read More...

Dëshmitë e Maxwell/ Ish e dashura e Epstein: Nuk kam parë asnjë sjellje të papërshtatshme të Trump

Ish-e dashura e burgosur e Jeffrey Epstein, Ghislaine Maxwell,  mohoi vazhdimisht gjate pyetjes nga Departamenti I Drejtësisë, të kishte qenë dëshmitare e ndonjë sjelljeje të papërshtatshëm nga Donald Trump. Administrata Trump publikoi qindra faqe me transkripte dhe audio nga intervistat që Zëvendës Prokurori i Përgjithshëm Todd Blanche zhvilloi me Ghislaine Maxwell muajin e kaluar.

Sipas tyre, Ghislaine Maxwell, u ka thënë zyrtarëve amerikanë se një “listë klientësh” shumë e diskutuar nuk ekziston. Administrata Trump është përballur me presion për të zbuluar informacione rreth Epstein, me të cilin Donald Trump më pare kishte pasur marredhenie miqesore.

Të dhënat tregojnë se Maxwell e lavdëron vazhdimisht Trumpin dhe mohon se e ka parë të përfshirë në ndonjë formë sjelljeje seksuale.”Në fakt, unë nuk e kam parë kurrë Presidentin në asnjë lloj ambienti masazhi”, tha Maxwell gjate deshmise se saj.

AJO kujtoi se kishte dëgjuar për Trumpin dhe ndoshta e kishte takuar atë për herë të parë në vitin 1990, kur babai i saj, manjati i gazetave, Robert Maxwell, ishte pronar i New York Daily News. Maxwell tha se kishte qenë shpesh në pronën e Trump në Mar-a-Lago në Florida, ndonjëherë vetëm, por nuk e kishte parë Trump që nga mesi i viteve 2000.

E pyetur nëse e kishte dëgjuar ndonjëherë Epsteinin ose dikë tjetër të thoshte se Trump “kishte bërë diçka të papërshtatshme me masazhatoret” ose me dikë tjetër rreth tyre, Maxwell u përgjigj: “Absolutisht kurrë, në asnjë kontekst”.

Maxwell u intervistua gjatë dy ditëve ne korrik në një gjykatë në Florida. Asaj iu dha imunitet i kufizuar, duke e lejuar të fliste lirisht pa frikën e ndjekjes penale për çdo gjë që thoshte, përveç në rast të një deklarate të rreme. Maxwell aktualisht po vuan një dënim me 20 vjet burg për një skemë trafikimi seksual dhe i ka bërë një peticion Gjykatës Supreme të SHBA-së për të rrezuar kete dënim.

Ndërkohë, Departamenti i Drejtësisë të premten filloi t’i dërgojë Komitetit Mbikëqyrës të Dhomës së Përfaqësuesve të dhënat nga hetimi që paneli thotë se synon t’i bëjë publike pasi të heqë informacionet e rezervuara.

Presidenti trump i ka akuzuar kundërshtarët e tij politikë se e përdorin çështjen për të shkëputur vëmendjen nga ato që ai i sheh si fitore të administratës së tij. Por ai është përballur gjithashtu me presion edhe nga Partia e tij Republikane për më shumë transparencë rreth hetimeve të Epstein. / abcnews.al /