Dështoi përpjekja e fundit për konstituimin e Kuvendit: Tani fjalën e ka kushtetuesja
Ka dështuar edhe përpjekja e fundit për konstituimin e Kuvendit të Republikës së Kosovës. Tani pritet vendimi i Gjykatës Kushtetuese The post Dështoi përpjekja e fundit për konstituimin e Kuvendit: Tani fjalën e ka kushtetuesja appeared first on Albinfo.

Deputetët e Kuvendit të Kosovës për të 54-në herë dështuan të bëjnë konstituimin e Kuvendit. Në situatën e re, nga e diela, më 27 korrik ndalohet çdo vendim i deputetëve, pasi hyn në fuqi masa e përkohshme e vendosur nga Gjykata Kushtetuese. Kjo ndalesë do të jetë në fuqi nga 27 korriku deri më 8 gusht.
Gjatë kësaj periudhe pritet një vendim i Kushtetueses për ngërçin politik.
Kjo ishte edhe tentativa e fundit para se të përfundojë afati 30 ditor, që është vendosur nga Gjykata Kushtetuese.
103 deputetë ishin të pranishëm, por prapë nuk kaloi votimi për formimin e komisionit të fshehtë parlamentar për zgjedhjen e kryekuvendarit.
The post Dështoi përpjekja e fundit për konstituimin e Kuvendit: Tani fjalën e ka kushtetuesja appeared first on Albinfo.