Dështon konstituimi i Kuvendit për të 45’ën herë
Në Kuvendin e Kosovës ka dështuar edhe përpjekja e 45-të për konstituim, përcjell albinfo.ch. VV ka vazhduar me përpjekjen për votim të fshehtë për zgjedhjen e Kryetarit të Kuvendit. Partitë tjera, si PDK, LDK, AAK dhe Lista Serbe s’kanë propozuar fare anëtarë për Komisionin për votim të fshehtë. Kur u ftuan për propozime, ata akuzuan […] The post Dështon konstituimi i Kuvendit për të 45’ën herë appeared first on Albinfo.

Në Kuvendin e Kosovës ka dështuar edhe përpjekja e 45-të për konstituim, përcjell albinfo.ch.
VV ka vazhduar me përpjekjen për votim të fshehtë për zgjedhjen e Kryetarit të Kuvendit. Partitë tjera, si PDK, LDK, AAK dhe Lista Serbe s’kanë propozuar fare anëtarë për Komisionin për votim të fshehtë.
Kur u ftuan për propozime, ata akuzuan Kryesuesin Avni Dehari, se po shkel Kushtetutën.
“Sot është hera e 45’të që Kryesuesi është duke e shkelë Kushtetutën. Kjo është e papranueshme”, tha deputeti i PDK’së, Abelard Tahiri, para se ti ndalej fjala nga Dehari.
“Unë propozoj që ju të ktheheni në rendin e ditës”, deklaroi Ekrem Hyseni i LDK’së, të cilit poashtu iu ndërpre fjala nga Dehari.
“Po e shohim që ka një bllokadë të qëllimshme”, tha Time Kadriaj e AAK’së, të cilës iu ndal mikrofoni menjëherë.
“Nuk ka vend për debat”, deklaroi Dehari.
Në sallë ishin 99 deputetë.
“49 deputetë për, kundër s’ka, abstenime s’ka. Nuk kemi kourum. Ndërpritet seanca. Shihemi më 13.07, në orën 11:00 sërish”, tha Dehari.
E propozuara e VV’së për këtë pozitë vazhdon të mbetet Albulena Haxhiu.
The post Dështon konstituimi i Kuvendit për të 45’ën herë appeared first on Albinfo.