Dështon mbledhja e Kryesisë së Kuvendit
Për shkak të mungesës së kuorumit, mbledhja e Kryesisë së Kuvendit të Kosovës, e thirrur për të hënën nga kryetari i Kuvendit, Dimal Basha, nuk u mbajt. Përveç Bashës, të pranishëm në mbledhje ishin dy nënkryetare: Albulena Haxhiu nga Lëvizja Vetëvendosje dhe Emilja Rexhepi nga partitë joserbe, por munguan ata të Partisë Demokratike të Kosovës […] The post Dështon mbledhja e Kryesisë së Kuvendit appeared first on Albinfo.

Për shkak të mungesës së kuorumit, mbledhja e Kryesisë së Kuvendit të Kosovës, e thirrur për të hënën nga kryetari i Kuvendit, Dimal Basha, nuk u mbajt.
Përveç Bashës, të pranishëm në mbledhje ishin dy nënkryetare: Albulena Haxhiu nga Lëvizja Vetëvendosje dhe Emilja Rexhepi nga partitë joserbe, por munguan ata të Partisë Demokratike të Kosovës dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës, transmeton albinfo.ch.
Me rregulloren e Punës së Kuvendit, mbledhja zhvillohet kur janë të pranishëm shumica e anëtarëve të Kryesisë. Nënkryetari i pestë nga komuniteti serb nuk është zgjedhur.
The post Dështon mbledhja e Kryesisë së Kuvendit appeared first on Albinfo.