Detaje të reja tronditëse nga aksidenti tragjik që i mori jetën Jotas dhe vëllait të tij
Futbollisti i Liverpoolit dhe i kombëtares së Portugalisë, Diogo Jota ka ndërruar jetë në një aksident trafiku. Ai ishte në veturë së bashku me vëllain e tij, Andre Silva, i cili po ashtu ka ndërruar jetë, pasi vetura mori flakë. Detaje nga ky rast dha edhe Garda Civile Spanjolle, ku konfirmoi dy emrat e viktimave. […]

Futbollisti i Liverpoolit dhe i kombëtares së Portugalisë, Diogo Jota ka ndërruar jetë në një aksident trafiku.
Ai ishte në veturë së bashku me vëllain e tij, Andre Silva, i cili po ashtu ka ndërruar jetë, pasi vetura mori flakë.
Detaje nga ky rast dha edhe Garda Civile Spanjolle, ku konfirmoi dy emrat e viktimave.
Sipas tyre vetura, Jota dhe vëllai i tij ishin me një veturë Lamborghini, ku njëra nga gomat e kësaj makine u shpërthye gjatë një tejkalimi.
“Informacioni që kemi deri më tani është se makina, e cila ishte një Lamborghini, u përfshi në një aksident rrugor dhe doli nga rruga për shkak të shpërthimit të një gome gjatë tejkalimit”.
“Ishte në orët e para të mëngjesit, ora 00:30, në komunën e Cernadillës në provincën e Zamorës”.
“Makina u përfshi nga flakët dhe dy personat në të humbën jetën”, thuhet në njoftimin e Gardës Civile Spanjolle.
Kur u pyetën për të konfirmuar identitetin e personave të përfshirë në aksident, Guardia Civil tha: “Lojtari dhe vëllai i tij, Andre Silva”.
Jota ndërroi jetë në moshën 28-vjeçare, dhe para disa ditësh ishte martuar. Ai la prapa vetës tre fëmijë.
Ndërsa vëllai i tij u nda nga jeta në moshën 25-vjeçare .