Dezinformimi për zgjedhjet në rrjetet sociale, BE vëzhgon ‘me lupë’ Meta-n

Komisioni Evropian u shpreh se kompania Meta ka marrë masa për luftuar përhapjen e dezinformatave në platformat e veta, para zgjedhjeve të Bashkimit Evropian. “Meta ka aktivizuar funksione të reja … 27 panele, nga një për secilin shtet, për të lejuar diskursin qytetar të palëve të treta dhe për të vëzhguar zgjedhjet”, tha një zëdhënës […]

Dezinformimi për zgjedhjet në rrjetet sociale, BE vëzhgon ‘me lupë’ Meta-n

Komisioni Evropian u shpreh se kompania Meta ka marrë masa për luftuar përhapjen e dezinformatave në platformat e veta, para zgjedhjeve të Bashkimit Evropian.

Marketing

“Meta ka aktivizuar funksione të reja … 27 panele, nga një për secilin shtet, për të lejuar diskursin qytetar të palëve të treta dhe për të vëzhguar zgjedhjet”, tha një zëdhënës i Komisionit.

Muajin e kaluar, Komisioni Evropian e ka nisur një hetim rreth dyshimeve për shkelje të rregullave të BE-së nga ana e Metas, duke thënë se Facebook dhe Instagram kanë dështuar që të luftojnë dezinformimin dhe reklamimin me doza mashtrimi.

Komisioni Evropian do të monitorojë funksionet e reja të kompanisë, teksa procedurat formale ndaj Metas do të vazhdojnë të zbatohen. Zgjedhjet për Parlamentin Evropian do të mbahen më 6-9 qershor të këtij viti. Shefja e BE-së, Ursula von der Leyen synon edhe një mandat në krye të bllokut evropian.