Dhëndri humb jetën gjatë kërcimit në dasmë (VIDEO)

Një ngjarje e rëndë ka tronditur opinionin publik në Egjipt, ku një dasmë është kthyer në tragjedi. Ashraf Abu Hakam, dhëndri, ishte duke kërcyer i lumtur me nusen e tij, i rrethuar nga familjarë dhe të ftuar, kur papritur është rrëzuar në tokë. Të pranishmit janë përpjekur ta ndihmojnë menjëherë, por përpjekjet e tyre kanë […] The post Dhëndri humb jetën gjatë kërcimit në dasmë (VIDEO) appeared first on InfoShqip.com.

Dhëndri humb jetën gjatë kërcimit në dasmë (VIDEO)

Një ngjarje e rëndë ka tronditur opinionin publik në Egjipt, ku një dasmë është kthyer në tragjedi.

Ashraf Abu Hakam, dhëndri, ishte duke kërcyer i lumtur me nusen e tij, i rrethuar nga familjarë dhe të ftuar, kur papritur është rrëzuar në tokë. Të pranishmit janë përpjekur ta ndihmojnë menjëherë, por përpjekjet e tyre kanë qenë të kota.

Pavarësisht ndërhyrjes së shpejtë dhe mbërritjes së mjekëve, ata kanë konfirmuar se të riut i kishte pushuar zemra. Sipas autoriteteve shëndetësore, shkaku i vdekjes ishte një atak kardiak.

Ngjarja ka lënë të tronditur jo vetëm familjarët e të ndjerit, por edhe gjithë komunitetin lokal, ndërsa videot e momentit janë shpërndarë gjerësisht në rrjetet sociale.

The post Dhëndri humb jetën gjatë kërcimit në dasmë (VIDEO) appeared first on