E dhimbshme: 28-vjeçari shqiptar humb jetën në aksident tragjik në Kroaci

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të 7 shtatorit në zonën e Marinës, në Kroaci, në rrugën shtetërore D8, pjesë e Adriatic Highway.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 00:55, kur një furgon ka dalë nga rruga për shkaqe ende të panjohura. Si pasojë e plagëve të marra, ka humbur jetën drejtuesi i mjetit, 28-vjeçari shqiptar Amarildo Tafaj, i cili ishte personi i vetëm në automjet.
Tafaj ishte nga Durrësi dhe, sipas familjarëve dhe personave që e njihnin, ishte rritur vetëm nga nëna e tij. Ai përshkruhet si një djalë i përkushtuar ndaj familjes, i cili kishte kaluar një jetë me sakrifica dhe punë, duke qenë gjithmonë pranë nënës së tij.
Të afërmit e kujtojnë Amarildon si njeri me shpirt të mirë dhe zemërbardhë, i cili pavarësisht vështirësive personale, familjen e kishte gjithmonë në radhë të parë.
Vdekja e tij ka lënë pas dhimbje të madhe te familjarët, të afërmit dhe miqtë.
Burimi i lajmit: orainfo.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.



