Diddy shpallet fajtor për dy akuza, shpëton nga tri më të rëndat
Juria ka shpallur verdiktin në gjyqin e Sean Diddy Combs që po mbahet në New York. Ai është shpallur i pafajshëm për akuzën e mashtrimit dhe të trafikimit seksual të ish të dashurës, Cassandra Ventura dhe një gruaje tjetër, e cila në gjyq dëshmoi nën emrin Jane. Diddy u shpall fajtor për transportimin me qëllim […]

Juria ka shpallur verdiktin në gjyqin e Sean Diddy Combs që po mbahet në New York.
Ai është shpallur i pafajshëm për akuzën e mashtrimit dhe të trafikimit seksual të ish të dashurës, Cassandra Ventura dhe një gruaje tjetër, e cila në gjyq dëshmoi nën emrin Jane.
Diddy u shpall fajtor për transportimin me qëllim shfrytëzimin seksual të të dyjave, Ventura dhe Jane.
Dënimi nuk është shpallur ende, por kjo akuzë parashikon deri në 10 vjet dënim me burg.
Sapo verdikti u konfirmua, Combs u shfaq me kokën ndër duar, tashmë fajtor për akuzat e lidhura me prostitucionin, por i pafajshëm për akuzat e rënda të trafikimit seksual, zhvatjes dhe mashtrimit.
Më pas, ai ra në gjunjë me kokën në karrige, i çliruar që nuk do të dënohet për akuzat që mund të parashikojnë dënim të përjetshëm me burg.
Sean ‘Diddy’ Combs shpallet fajtor për dy akuza, shpëton
Sipas CNN, pasi dëgjoi vendimin, Combs u përkul në gjunjë para vendit të tij në sallën e gjyqit, uli kokën dhe dukej sikur po lutej. Më pas u ngrit, u kthye nga të pranishmit dhe filloi të duartrokiste, i çliruar që nuk do të dënohet për akuzat që mund të parashikojnë dënim të përjetshëm me burg.
Ai përqafoi avokatët e tij, dhe i kthyer nga familja, tha me zë të lartë: “Faleminderit! Të dua, mami! Të dua! Të dua! Të dua!”
Gjykatësi pritet të vendosë nëse ai do të lirohet me kusht.
Reperi ndodhet në paraburgim që prej shtatorit.
Avokatët e tij kanë kërkuar që ai të qëndrojë në shtëpinë e tij në Florida deri në shpalljen e vendimit.
Gjykimi i tij nisi më 12 maj dhe zgjati pothuajse tetë javë. Reperi 55-vjeçar nuk ka pranuar fajësinë për asnjë nga akuzat dhe vazhdon të mohojë me forcë çdo shkelje ligjore, përfshirë dhe ato që lidhen me padi të mëparshme.
Sean “Diddy” Combs, një nga figurat më të fuqishme në industrinë muzikore amerikane për më shumë se dy dekada, është përballur vitet e fundit me një sërë akuzash serioze.
Arrestimi dhe aktakuza federale ndaj tij erdhën pas një hetimi të gjatë të Agjencisë për Sigurinë Kombëtare (Homeland Security), që përfshinte edhe bastisjen e shtëpive të tij në Los Angeles dhe Miami në shtator të vitit të kaluar.
Në aktakuzë, ai përshkruhej si “truri” pas një organizate kriminale që organizonte “Freak-Off party”, festa ku ndodhnin abuzime seksuale, konsumohej drogë dhe aktivitetet e tjera të paligjshme.