Digjet një veturë në Zveçan, dyshohet se ndodhi nga instalimi elektrik

Një veturë është përfshirë nga zjarri në orët e hershme të mëngjesit të së premtes në Zveçan. Policia e Kosovës njoftoi se rasti është raportuar rreth orës 01:00, ndërsa në vendngjarje menjëherë kanë dalë njësitet policore, zjarrfikësit dhe ekspertët e zjarrit. Sipas të dhënave fillestare, dyshohet se vetura është përfshirë nga flakët si pasojë e

Digjet një veturë në Zveçan, dyshohet se ndodhi nga instalimi elektrik

Një veturë është përfshirë nga zjarri në orët e hershme të mëngjesit të së premtes në Zveçan.

Policia e Kosovës njoftoi se rasti është raportuar rreth orës 01:00, ndërsa në vendngjarje menjëherë kanë dalë njësitet policore, zjarrfikësit dhe ekspertët e zjarrit.

Sipas të dhënave fillestare, dyshohet se vetura është përfshirë nga flakët si pasojë e një defekti në instalimin elektrik.

Hetimet janë duke vazhduar për të sqaruar plotësisht shkaqet e incidentit.

Policia ka theksuar se mbetet e përkushtuar për informimin e drejtë dhe të shpejtë të qytetarëve dhe mediave.