Nis ora dimërore, akrepat e orës kthehen 60 minuta pas

Sot, të dielën e fundit të tetorit, akrepat e orës janë zhvendosur 60 minuta pas, duke rikthyer orën dimërore.
Në orën 03:00 të mëngjesit, ora shkoi automatikisht 02:00, duke bërë që njerëzit të flenë një orë më shumë.
Ndryshimi i orës sjell më shumë dritë në orët e mëngjesit, por më pak orë me dritë gjatë pasdites. Për disa qytetarë, ky ndryshim është i favorshëm, ndërsa për të tjerë ndikon në organizimin e ditës dhe të aktiviteteve të përditshme.
Çdo vit, ora ndryshon të dielën e fundit të tetorit, kur nis llogaritja e kohës dimërore, dhe të dielën e fundit të marsit, kur kalohet në orën verore.
The post Nis ora dimërore, akrepat e orës kthehen 60 minuta pas appeared first on Euronews Albania.
Burimi i lajmit: euronews.al
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.



