Diplomacia pa diplomatë – rasti Donald Trump dhe 97 vende pa ambasador amerikan

Diplomacia pa diplomatë – rasti Donald Trump dhe 97 vende pa ambasador amerikan

Në një artikull shumë interesant gazeta zvicerane “Neue Zürcher Zeitung” (NZZ) shkruan se si presidenti amerikan Donald Trump nuk po tregon ndonjë interesim për diplomatët amerikanë të karrierës dhe si pasojë SHBA-të nuk kanë ambasadorë në 97 vende të botës!

Kështu ka shkruar Enver Robelli në rrjetin e tij social në Facebook.

Ai po ashtu thotë se “NZZ” shkruan: ‘Në të vërtetë, në mbarë botën janë 196 poste për ambasadorë amerikanë, të cilët përfaqësojnë vendin e tyre në nivelin më të lartë diplomatik pranë një shteti tjetër ose një organizate ndërkombëtare. Por edhe më shumë se një vit e gjysmë pas fillimit të mandatit të dytë të Trumpit, 97 poste ambasadorësh mbeten të zbrazëta. Kjo është pothuajse gjysma e të gjitha posteve’.

“Një numër kaq i lartë vendesh boshe nuk është parë kurrë në historinë e kohëve të fundit të SHBA-së, thekson gazeta zvicerane. Gati dy vjet pas fillimit të mandatit të parë të Trumpit, vetëm 45 nga 188 poste ambasadorësh të asaj kohe ishin të zbrazëta”.


Burimi i lajmit: ina-online.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.