Disa nga të famshmit që “thyen” rregullat në dasmën e Arbanës dhe Eduartit

Moderatorja Arbana Osmani dhe regjisori Eduart Grishaj nuk zbuluan asnjë detaj nga dasma e tyre, por mesa duket disa prej të ftuarve të tyre nuk duruan dot, duke ‘thyer’ rregullat e vendosura nga çifti i ri. Disa prej të famshmëve shqiptarë kanë postuar fotografi nga dasma e zhvilluar të shtunën në Toskana të Italisë, duke […]

Disa nga të famshmit që “thyen” rregullat në dasmën e Arbanës dhe Eduartit

Moderatorja Arbana Osmani dhe regjisori Eduart Grishaj nuk zbuluan asnjë detaj nga dasma e tyre, por mesa duket disa prej të ftuarve të tyre nuk duruan dot, duke ‘thyer’ rregullat e vendosura nga çifti i ri.

Disa prej të famshmëve shqiptarë kanë postuar fotografi nga dasma e zhvilluar të shtunën në Toskana të Italisë, duke treguar për publikun disa detaje nga dasma.

Ka qenë Marcela Lati që ka zbuluar pak detaje nga fustani i nusërisë, i cili përbëhet nga material dantelle të bardhë.

Arbër Bytyqi ka postuar në Instastory një imazh, ku shfaqet vet dhe në sfond dasma, ndërsa edhe një fotografi tjetër të menysë që Arbana dhe Eduarti zgjodhën.

Nga ana tjetër Yll Limani ka postuar fotografi jashtë ambientit të dasmës, ku duken shtëpitë ikonike të qytetit italian.

Por, ditën e ceremonisë, ai publikoi disa nga lulet dekoruese, ndërsa ka shkruar në postim se nuk e lejojnë të postojë asgjë, pos atyre luleve.

Ish opinionisti i Big Brother VIP, Arbër Hajdari ka publikuar një fotografi të përbashkët me partneren e tij, ndërsa janë kombinuar të dy me ngjyrë të zezë.

E veshur me një fustan me lule, këngëtarja Xhensila Myrtezaj nuk ngurroi të tregonte për ndjekësit se ishte kombinuar me të voglën e saj, Ajkën. Në sfond duken detaje nga dekori me drita në një prej ambienteve të dasmës së çiftit.

Ende nuk dihet se çfarë modeli fustani zgjodhi moderatorja e Big Brother VIP, ndërsa na ngelet të presim nga çifti detajet e dasmës përrallore në një prej vendeve më romantike në botë, Toskana.