Kandidati i PDK-së për kryeministër takohet me ambasadorin amerikan

Kandidati për kryeministër nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, është takuar sot me ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Jeffrey Hovenier. Përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, Hamza ka thënë se me ambasadorin amerikan kanë diskutuar për rritjen e bashkëpunimit me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. “Në Ambasadën […] The post Kandidati i PDK-së për kryeministër takohet me ambasadorin amerikan appeared first on Albinfo.

Kandidati i PDK-së për kryeministër takohet me ambasadorin amerikan

Kandidati për kryeministër nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, është takuar sot me ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Jeffrey Hovenier.

Përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, Hamza ka thënë se me ambasadorin amerikan kanë diskutuar për rritjen e bashkëpunimit me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

“Në Ambasadën e SHBA-së në Kosovë, sot me ambasadorin Jeffrey Hovenier bisedova për zhvillimet e përgjithshme në vend dhe për rritjen e bashkëpunimit me Qeverinë e SHBA-së. Kosova dhe SHBA-ja kanë ndërtuar marrëdhënie të veçanta në të gjitha fushat dhe mbetet imperative që të vazhdojmë të koordinohemi ngushtë, sidomos në çështjet që kanë të bëjnë me interesin e vendit”, ka shkruar ai, transmeton albinfo.ch.

The post Kandidati i PDK-së për kryeministër takohet me ambasadorin amerikan appeared first on Albinfo.