“Diskriminuese ndaj teknologjisë amerikane”/ Trump kërcënon me tarifa shtesë ndaj vendeve me taksa digjitale

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka lëshuar një paralajmërim të fortë ndaj vendeve që zbatojnë taksa digjitale, duke kërcënuar me vendosjen e tarifave shtesë për eksportet e tyre drejt SHBA-së nëse nuk e heqin këtë legjislacion. Në një postim në rrjetet sociale, Trump deklaroi: “Me këtë te vertete, i vë në dijeni të [...]Read More...

“Diskriminuese ndaj teknologjisë amerikane”/ Trump kërcënon me tarifa shtesë ndaj vendeve me taksa digjitale

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka lëshuar një paralajmërim të fortë ndaj vendeve që zbatojnë taksa digjitale, duke kërcënuar me vendosjen e tarifave shtesë për eksportet e tyre drejt SHBA-së nëse nuk e heqin këtë legjislacion.

Në një postim në rrjetet sociale, Trump deklaroi:

“Me këtë te vertete, i vë në dijeni të gjitha vendet që kanë taksa, ligje, rregulla apo rregullore digjitale, se nëse këto veprime diskriminuese nuk hiqen, unë, si President i Shteteve të Bashkuara, do të vendos tarifa shtesë të ndjeshme mbi eksportet e atij vendi drejt SHBA-së dhe do të aplikoj kufizime eksporti për teknologjinë dhe çipet tona të mbrojtura.”

Ai akuzoi vendet që kanë miratuar taksa të tilla se po dëmtojnë teknologjinë amerikane dhe favorizojnë konkurrentë të tillë si Kina, duke i cilësuar masat si të padrejta dhe të dizajnuara për të dëmtuar gjigantët teknologjikë amerikanë.

Burime për mediat ndërkombëtare bënë të ditur më herët se administrata Trump po shqyrton gjithashtu mundësinë e vendosjes së sanksioneve ndaj zyrtarëve të Bashkimit Europian ose shteteve anëtare që kanë rol kyç në zbatimin e Aktit për Shërbimet Digjitale – një ligj i rëndësishëm që synon rregullimin e platformave online.

Trump ka shprehur më parë pakënaqësi edhe ndaj vendeve si Franca dhe Kanadaja për taksat e tyre mbi shërbimet digjitale, duke i kërcënuar me masa ekonomike si kundërpërgjigje.

Këto qëndrime sinjalizojnë një përplasje të mundshme ekonomike dhe diplomatike mes SHBA-së dhe aleatëve të saj tradicionalë në Europë, në një kohë kur debati për rregullimin e gjigantëve teknologjikë dhe taksimin e tyre mbetet i nxehtë në nivel global.