“Ditët e sofrës shqiptare” më 24 dhe 25 tetor në St. Gallen

“Ditët e sofrës shqiptare” më 24 dhe 25 tetor në St. Gallen

Bashkësia Islame “El-Hidaje” organizon më 24 dhe 25 tetor aktivitetin “Ditët e sofrës shqiptare”, në Waaghaus, në adresën Bohl 14, 9000 St. Gallen.

Aktiviteti do të zhvillohet të dyja ditët nga ora 09:00 deri në 20:00.

Nën moton “Shije e vërtetë – Tradita e jonë!”, vizitorët do të kenë mundësi të shijojnë gatime tradicionale shqiptare, ndër të cilat flija, pogaçe, petulla, burek, sarma, pasul, tavë kosi dhe speca të mbushur. Sofrës do t’i shtohen edhe ëmbëlsira si bakllavaja, trileçja, tullumbat dhe sheqerparet.

Sipas njoftimit, mëngjesi kushton 5 franga për porcion, dreka dhe darka nga 10 franga për porcion, ndërsa ëmbëlsirat 2 franga për copë. Për fëmijët është paraparë edhe një kënd lojërash me kështjellë fryrëse. Për informacione dhe rezervime: 079 488 77 00 ose 076 346 56 12.

The post “Ditët e sofrës shqiptare” më 24 dhe 25 tetor në St. Gallen appeared first on Albinfo.


Burimi i lajmit: albinfo.ch
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.