‘Divorci’ mes Trump dhe Musk, në shitje makina TESLA e presidentit amerikan
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, po shqyrton mundësinë e shitjes së Tesla Model S të tij të kuq, pas një përplasjeje publike me CEO-n e Tesla-s, Elon Musk. Ky model, i blerë në mars për t’u përdorur nga stafi i Shtëpisë së Bardhë, ka mbetur i parkuar për shkak të kufizimeve të sigurisë që i [...]Read More...

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, po shqyrton mundësinë e shitjes së Tesla Model S të tij të kuq, pas një përplasjeje publike me CEO-n e Tesla-s, Elon Musk.
Ky model, i blerë në mars për t’u përdorur nga stafi i Shtëpisë së Bardhë, ka mbetur i parkuar për shkak të kufizimeve të sigurisë që i ndalojnë presidentit të drejtojë. Marrëdhënia mes Trump dhe Musk u tensionua pas kritikave të Musk ndaj projektligjit fiskal të presidentit, duke çuar në kërcënime për të rishikuar kontratat federale me kompanitë e Musk.
Në përgjigje, Trump e quajti Musk “ka humbur mendjen” dhe tha se nuk ka plane për të komunikuar me të. Tesla ka pësuar një rënie prej 14% në çmimin e aksioneve, duke humbur 138 miliardë dollarë nga vlera e tregut, pas këtij konflikti.
Analistët sugjerojnë se shitja e mundshme e Tesla-s nga Trump mund të jetë një hap për të distancuar veten nga kjo përplasje publik. / abcnews.al