Djali i Vuçiqit pritet të jetë në stadium për ndeshjen Shqipëri-Serbi
Një prani e pazakontë mund të shihet nesër në stadiumin e Tiranës, ku do të zhvillohet ndeshja shumë e pritur mes Shqipërisë dhe Serbisë. Komentatori sportiv Dritan Shakohoxha ka zbuluar sot në emisionin “Kosova Today” në Klan Kosova se djali i presidentit serb, Alleksandar Vuçiq, mund të jetë prezent në stadium. “Mesa di unë, do […]

Një prani e pazakontë mund të shihet nesër në stadiumin e Tiranës, ku do të zhvillohet ndeshja shumë e pritur mes Shqipërisë dhe Serbisë.
Komentatori sportiv Dritan Shakohoxha ka zbuluar sot në emisionin “Kosova Today” në Klan Kosova se djali i presidentit serb, Alleksandar Vuçiq, mund të jetë prezent në stadium.
“Mesa di unë, do vijë edhe djali i Vuçiq këtu në Tiranë, sepse ai është menaxher futbolli. Vuçiq është shumë i lidhur me futbollin, ata e kanë përdorur futbollin dhe grupet e huliganëve për politikë, për fushata elektorale. I kanë përdorur për gjenocide, për Kosovë, për Bosnjë e kudo që ata kanë pasur probleme – kanë përdorur këto grupe të tifozërisë”, deklaroi Shakohoxha.