Djali në Pejë sulmoi fizikisht babain dhe e rrëzoi shkallëve ditën e Kurban Bajramit
Një person ka pësuar lëndime trupore, kur djali i tij dyshohet se e sulmoi atë fizikisht duke e shtyrë dhe rrëzuar shkallëve të shtëpisë në Pejë. I njëjti ka refuzuar tretmanin mjekësor, megjithatë për rastin e ndodhur ditën e Kurban Bajramit, babai viktimë, rastin e raportoi tek të martën që e lëmë pas. Lidhur me […]
![Djali në Pejë sulmoi fizikisht babain dhe e rrëzoi shkallëve ditën e Kurban Bajramit](https://orainfo.net/wp-content/uploads/2024/06/655267-djali-ne-peje-sulmoi-fizikisht-babain-dhe-e-rrezoi-shkalleve-diten-e-kurban-bajramit.jpg)
Një person ka pësuar lëndime trupore, kur djali i tij dyshohet se e sulmoi atë fizikisht duke e shtyrë dhe rrëzuar shkallëve të shtëpisë në Pejë.
I njëjti ka refuzuar tretmanin mjekësor, megjithatë për rastin e ndodhur ditën e Kurban Bajramit, babai viktimë, rastin e raportoi tek të martën që e lëmë pas.
Lidhur me rastin, siç thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës, është njoftuar edhe prokurori.
”Pejë 16.06.2024-07:00. Me 18.06.2024 viktima mashkull kosovar ka raportuar se djali i tij i dyshuari mashkull kosovar, e kishte sulmuar fizikisht duke e shtyre, me ç’rast i njëjti është rrezuar shkallëve të shtëpisë. Si pasoj, i njëjti kishte pësuar lëndime trupore, mirëpo ka refuzuar tretmanin mjekësor. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori”.