“Do jemi aty për familjen tënde”, Van Dijk thyen zemrat me dedikimin për Diogo Jotan

Kapiteni i Liverpoolit, Virgil van Dijk, ka shprehur pikëllimin dhe mosbesimin e tij pas vdekjes tragjike të shokut të skuadrës, Diogo Jota, i cili ndërroi jetë në një aksident automobilistik në Spanjë, në moshën 28-vjeçare. Vdekja e papritur e Jotas ka tronditur thellë botën e futbollit, duke bashkuar lojtarë, klube dhe tifozë në hidhërim, ndërsa […]

“Do jemi aty për familjen tënde”, Van Dijk thyen zemrat me dedikimin për Diogo Jotan

Kapiteni i Liverpoolit, Virgil van Dijk, ka shprehur pikëllimin dhe mosbesimin e tij pas vdekjes tragjike të shokut të skuadrës, Diogo Jota, i cili ndërroi jetë në një aksident automobilistik në Spanjë, në moshën 28-vjeçare.

Vdekja e papritur e Jotas ka tronditur thellë botën e futbollit, duke bashkuar lojtarë, klube dhe tifozë në hidhërim, ndërsa nderojnë kujtimin e një lojtari që ishte i dashur po aq nga rivalët sa edhe nga tifozët e Liverpoolit.

Figura ikonike të Liverpoolit si Jurgen Klopp, Arne Slot, Kenny Dalglish dhe të tjerë janë bashkuar për të dhënë homazhe për Jotan, dhe tani kapiteni i klubit Van Dijk ka thyer heshtjen e tij mbi këtë tragjedi.

Reagimi i plotë i Van Dijk:

Nuk mund ta besoj, nuk dua ta besoj. Jam i shkatërruar dhe plot mosbesim.

Çfarë njeriu, çfarë lojtari, por më e rëndësishmja, çfarë familjari i jashtëzakonshëm.

Ti kishe shumë rëndësi për ne dhe gjithmonë do të kesh. Për familjen tënde të humbasë dy djem, një bashkëshort dhe një baba është e paimagjinueshme. Shumë mizore dhe e padrejtë.

Zemra ime po thyhet për gjithë familjen tënde të bukur, për Ruten dhe për fëmijët e tu. Të premtoj se në këto kohë të vështira dhe më tej ne gjithmonë do të jemi pranë familjes tënde.

Një kampion përgjithmonë, numri 20 përgjithmonë. Ishte një privilegj të qëndroja pranë teje në fushë dhe të isha miku yt jashtë saj.

Do na mungosh pafund dhe kurrë nuk do të harrojmë. Trashëgimia jote do të jetojë, ne do të kujdesemi për këtë.

Qofshi në paqe, Diogo & Andre..