Dodik nuk është më President i Republika Srpska
Divizioni i Apelit i Gjykatës së Bosnjës dhe Hercegovinës hodhi poshtë ankesën e Milorad Dodikut ndaj vendimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), që i hoqi mandatin si President i Republikës Srpska. Kjo vendos ligjërisht që Dodik nuk kryen më këtë funksion dhe detyron KQZ-në të shpallë zgjedhje të parakohshme për entitetin. Megjithë pretendimet ligjore […] The post Dodik nuk është më President i Republika Srpska appeared first on Albinfo.

Divizioni i Apelit i Gjykatës së Bosnjës dhe Hercegovinës hodhi poshtë ankesën e Milorad Dodikut ndaj vendimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), që i hoqi mandatin si President i Republikës Srpska. Kjo vendos ligjërisht që Dodik nuk kryen më këtë funksion dhe detyron KQZ-në të shpallë zgjedhje të parakohshme për entitetin.
Megjithë pretendimet ligjore të avokatëve të Dodikut, gjykata e hodhi poshtë ankesën e tyre, duke hequr çdo pengesë për thirrjen e zgjedhjeve të parakohshme.
Ndërkohë, nga Banja Luka, Dodik njoftoi mbajtjen e një referendumi në fund të shtatorit për të vendosur mbi autoritetin e përfaqësuesit të lartë në BeH dhe mbi vendimin e shkarkimit të tij. Ai paralajmëroi gjithashtu një referendum të dytë brenda 90 ditëve për shkëputjen e entitetit, një temë që e ka përsëritur prej vitesh, por që nuk është zbatuar.
The post Dodik nuk është më President i Republika Srpska appeared first on Albinfo.