Dolce zbulon se Limi i pëlqen prej kohësh, i kërkoi një shoqes që t’ia gjente kontaktin
Gjatë orëve të vona në shtëpinë e Big Brother VIP Kosova, banorët Dolce dhe Limi përjetuan një moment të veçantë, duke shkëmbyer puthjen e tyre të parë. Ky moment ka tërhequr vëmendjen e të gjithëve brenda shtëpisë dhe ka nxitur diskutime mes banorëve. Pas puthjes, Dolce i rrëfeu ndjenjat e saj Londrimit, duke treguar se […]


Gjatë orëve të vona në shtëpinë e Big Brother VIP Kosova, banorët Dolce dhe Limi përjetuan një moment të veçantë, duke shkëmbyer puthjen e tyre të parë.
Ky moment ka tërhequr vëmendjen e të gjithëve brenda shtëpisë dhe ka nxitur diskutime mes banorëve.
Pas puthjes, Dolce i rrëfeu ndjenjat e saj Londrimit, duke treguar se Limi i pëlqen prej kohësh.
Ajo zbuloi se gjatë kohës kur Limi kishte qenë pjesë e një formati tjetër, i kishte kërkuar shoqes së saj që ‘ta gjente’.
“I thashë: e dua atë”, rrëfeu Dolce.
E njëjta i tha se e kishte fiksim, por që më pas i kishte humbur kontakti dhe nuk kanë pasur ndonjë raport.
Limi tani duket i fiksuar pas Dolces ndonëse u shpreh që historia me Alba Pollozhanin është mbyllur.
