Donacionet në Zvicër kapërcejnë 2.2 miliardë franga në vitin 2024
Zvicra vazhdon të tregojë një nivel të lartë solidariteti: gjatë vitit 2024, qytetarët dhuruan 2.25 miliardë franga, sipas statistikave të publikuara nga Fondacioni Zewo. Kjo është hera e pestë radhazi që shifra e donacioneve kalon pragun e 2 miliardë frangave, duke e përforcuar trendin pozitiv të dhurimeve. Megjithatë, vërehet një ulje e shumës mesatare për […] The post Donacionet në Zvicër kapërcejnë 2.2 miliardë franga në vitin 2024 appeared first on Albinfo.

Zvicra vazhdon të tregojë një nivel të lartë solidariteti: gjatë vitit 2024, qytetarët dhuruan 2.25 miliardë franga, sipas statistikave të publikuara nga Fondacioni Zewo. Kjo është hera e pestë radhazi që shifra e donacioneve kalon pragun e 2 miliardë frangave, duke e përforcuar trendin pozitiv të dhurimeve.
Megjithatë, vërehet një ulje e shumës mesatare për donacion nëpërmjet metodave dixhitale, si Twint, ku çdo dhurim mesatarisht kapte vetëm 95 franga, krahasuar me 198 franga nëpërmjet postës ose bankës. Pavarësisht kësaj, Twint mbetet forma më e përdorur për donacione online.
Ndërkohë, dy të tretat e organizatave ndihmëse ndërkombëtare të certifikuara nga Zewo janë prekur nga shkurtime të fondeve shtetërore, duke detyruar shumicën prej tyre të pezullojnë ose mbyllin projekte në zhvillim.
Statistikat janë realizuar në bashkëpunim me Universitetin e Fribourg-ut.
The post Donacionet në Zvicër kapërcejnë 2.2 miliardë franga në vitin 2024 appeared first on Albinfo.