Donald Trump gati ‘të patrullojë’ Uashingtonin: Do të dal me policinë dhe ushtrinë

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump ka deklaruar se është i gatshëm të patrullojë rrugët e Uashingtonit me policinë dhe ushtrinë. Ky qëndrim i tij vjen pasi vendosi trupa të Gardës Kombëtare në kryeqytetin e vendit javën e kaluar. “Mendoj se do të jem jashtë sonte me policinë dhe ushtrinë, sigurisht”, tha Trump në një intervistë me emisionin radiofonik Todd Starnes të Newsmax. Trump [...]Read More...

Donald Trump gati ‘të patrullojë’ Uashingtonin: Do të dal me policinë dhe ushtrinë

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump ka deklaruar se është i gatshëm të patrullojë rrugët e Uashingtonit me policinë dhe ushtrinë.

Ky qëndrim i tij vjen pasi vendosi trupa të Gardës Kombëtare në kryeqytetin e vendit javën e kaluar.

“Mendoj se do të jem jashtë sonte me policinë dhe ushtrinë, sigurisht”, tha Trump në një intervistë me emisionin radiofonik Todd Starnes të Newsmax.

Trump vendosi mijëra trupa të Gardës Kombëtare dhe agjentë federalë pas deklaratave të tij se kishte një rritje të krimit të dhunshëm.

Edhe pse zyrtarët e qytetit e hodhën poshtë këtë pretendim, duke thënë se statistikat federale dhe të qytetit treguan se krimi i dhunshëm kishte rënë ndjeshëm.

/abcnews.al/