Donald Trump paralajmëron Hamas: Nuk do të tolerojmë vonesa
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump i bëri thirrje sot Izraelit për ndërprerjen e përkohshme të operacioneve të bombardimeve në Gaza, duke theksuar se pauza duhej të përdorej për të finalizuar një marrëveshje vendimtare për lirimin e pengjeve dhe paqen. Megjithatë, Trump paralajmëroi Hamas se duhej të vepronte shpejt me planin e tij për t’i dhënë [...]Read More...

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump i bëri thirrje sot Izraelit për ndërprerjen e përkohshme të operacioneve të bombardimeve në Gaza, duke theksuar se pauza duhej të përdorej për të finalizuar një marrëveshje vendimtare për lirimin e pengjeve dhe paqen.
Megjithatë, Trump paralajmëroi Hamas se duhej të vepronte shpejt me planin e tij për t’i dhënë fund luftës në Gaza – pasi çdo vonesë ose veprim që e bënte Gazën një kërcënim për sigurinë nuk do të tolerohej.
“E vlerësoj që Izraeli ka ndaluar përkohësisht bombardimet – në mënyrë që t’i japë një shans arritjes së Marrëveshjes për lirimin e pengjeve dhe Paqen. Hamas duhet të veprojë shpejt, përndryshe të gjitha propozimet do të anulohen”, tha Trump.
Nuk do të toleroj vonesë, të cilën shumë mendojnë se do të ndodhë, ose ndonjë rezultat ku Gaza përbën sërish një kërcënim. Le ta bëjmë këtë, SHPEJT. Të gjithë do të trajtohen në mënyrë të drejtë!”, tha presidenti i SHBA-së në një postim në “Truth Social”.
Deklarata e presidentit Trump vjen pas sulmeve ajrore, që shkaktuan vdekjen e 54 personave sot në enklavë, përfshirë 43 vetëm në Qytetin e Gazës.
Sulmet kanë vazhduar pavarësisht thirrjes së presidentit të SHBA-së, Donald Trump, drejtuar Izraelit për të ndaluar bombardimet.
Plani i paqes me 20 pika, i propozuar nga presidenti amerikan, Donald Trump, parashikon që të gjithë 48 pengjet e mbetura, nga të cilët besohet se 20 janë ende gjallë, të lirohen nga Hamas brenda 72 orëve – nga momenti i pranimit të marrëveshjes.
Hamas njoftoi dje në mbrëmje se e pranon planin në parim dhe se do të lirojë pengjet, por grupi kërkon negociata të mëtejshme për disa pika kyçe.