Donatorët e spermës në Zvicër kanë tejkaluar kufirin ligjor të fëmijëve
Në Zvicër, ligji parashikon që një donator sperme nuk mund të ketë më shumë se 8 fëmijë. Megjithatë, një rishikim i fundit ka zbuluar se 55 donatorë e kanë shkelur këtë rregull, duke sjellë në jetë nga 9 deri në 19 fëmijë secili, për një total prej 500–700 fëmijësh të prekur, të lindur midis viteve […] The post Donatorët e spermës në Zvicër kanë tejkaluar kufirin ligjor të fëmijëve appeared first on Albinfo.

Në Zvicër, ligji parashikon që një donator sperme nuk mund të ketë më shumë se 8 fëmijë. Megjithatë, një rishikim i fundit ka zbuluar se 55 donatorë e kanë shkelur këtë rregull, duke sjellë në jetë nga 9 deri në 19 fëmijë secili, për një total prej 500–700 fëmijësh të prekur, të lindur midis viteve 2001–2011, transmeton albinfo.ch.
Problemi qëndron në faktin se qeveria federale, ndonëse mban të dhënat, nuk ka kompetenca për të mbikëqyrur zbatimin e këtij kufiri. Si pasojë, autoritetet po shqyrtojnë mundësinë që Zyra Federale e Gjendjes Civile të marrë këtë përgjegjësi në të ardhmen.
Rasti vjen në një kohë kur një tjetër skandal ka shpërthyer në nivel europian, ku një donator i vetëm ka lindur të paktën 67 fëmijë në 8 vende, duke përhapur një mutacion gjenetik që shkakton kancer – nga i cili 10 fëmijë tashmë janë sëmurë.
Ky zbulim ka ngritur shqetësime serioze mbi mungesën e kontrollit, mbrojtjen e fëmijëve dhe përzgjedhjen e donatorëve në Zvicër. Autoritetet po përgatiten për ndryshime ligjore për të shmangur përsëritjen e rasteve të tilla në të ardhmen.
The post Donatorët e spermës në Zvicër kanë tejkaluar kufirin ligjor të fëmijëve appeared first on Albinfo.