Donin të udhëtonin nga Aeroporti i Prishtinës për në Londër me 200 pako cigare
200 pako cigare zbulohen në valixhet e dy shtetaseve të Shqipërisë në Aeroportin e Prishtinës The post Donin të udhëtonin nga Aeroporti i Prishtinës për në Londër me 200 pako cigare appeared first on Albinfo.

Sot, policia e Kosovës ka njoftuar në bashkëpunim me zyrtarët doganorë në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës është parandaluar një rast i kontrabandës me duhan (pako të cigareve), përcjell albinfo.ch.
Raporti tregon se nga 100 pako të cigareve janë gjetur në çantat e dy shtetaseve të Shqipërisë që udhëtonin përmes Prishtinës për në Londër.
“Dy udhëtare të gjinisë femërore shtetase të Shqipërisë, të cilat udhëtonin përmes Prishtinës në Londër, pasi kishin dorëzuar bagazhet (çantat) e tyre janë ndaluar për kontrolle nga zyrtarët kompetent, ku gjatë kontrollit në dy bagazhet (çantat) e tyre janë gjetur nga 100 shteka (pako) me cigare të llojit Malboro e kaltër”, thuhet në njoftim
Pasi që dy pasagjeret janë ndalur dhe te të njëjtat janë hasur në total 200 pako me cigare, të njëjtat janë dërguar në zyrën e doganës për veprime dhe procedura të mëtejme.
Raporti i plotë –
The post Donin të udhëtonin nga Aeroporti i Prishtinës për në Londër me 200 pako cigare appeared first on Albinfo.