Donnaruma i mërzitur i thotë lamtumirë PSG-së: Dikush më deshi jashtë klubit
Gigi Donnarumma i ka dhënë lamtumirën Paris Saint-Germainit me të cilët vjet fitoi tripletën. Ai madje deklaroi se dikush e ka dashur jashtë klubit dhe se për këtë ndihet i thyer shpirtërisht. Mbetet të shihet se cili do të jetë destinacioni i radhës i ish-lojtarit të Milanit. Më poshtë gjeni letrën e tij të plotë: […]

Gigi Donnarumma i ka dhënë lamtumirën Paris Saint-Germainit me të cilët vjet fitoi tripletën.
Ai madje deklaroi se dikush e ka dashur jashtë klubit dhe se për këtë ndihet i thyer shpirtërisht.
Mbetet të shihet se cili do të jetë destinacioni i radhës i ish-lojtarit të Milanit.
Më poshtë gjeni letrën e tij të plotë:
Për tifozët e veçantë të Parisit, që nga dita e parë që mbërrita, dhashë gjithçka, në fushë dhe jashtë saj, për të fituar vendin tim dhe për të mbrojtur portën e Paris Saint-Germain.
Për fat të keq, dikush vendosi që nuk mund të jem më pjesë e grupit dhe të kontribuoj në suksesin e skuadrës. Jam i zhgënjyer dhe i thyer shpirtërisht.
Shpresoj të kem mundësinë të ju shikoj në sy edhe një herë në Parc des Princes dhe t’ju përshëndes siç duhet.
Nëse kjo nuk ndodh, dua ta dini se mbështetja dhe dashuria juaj kanë pasur shumë rëndësi për mua dhe nuk do ta harroj kurrë.
Do të mbaj gjithmonë me vete kujtimet e emocioneve, netëve magjike, të jush që më bëtë të ndihem si në shtëpi.
Për bashkëlojtarët e mi, familja ime e dytë, faleminderit për çdo betejë, çdo buzëqeshje, çdo moment që ndamë. Do të jeni gjithmonë vëllezërit e mi.
Të luash për këtë klub dhe të jetosh në këtë qytet ka qenë një nder i madh.
Faleminderit, Paris!