Dorëhiqet nga qeveria ruse miku i Putinit që besohet se kundërshtonte luftën në Ukrainë

Dmitry Kozak – një bashkëpunëtor i ngushtë dhe mik i kamotshëm i presidentit rus, Vladimir Putin, i cili besohet se e kishte kundërshtuar luftën në Ukrainë në ditët e saj të para – ka dhënë dorëheqjen nga Qeveria, tha Kremlini. Kozak, 66-vjeçar, i cili shërbente si zëvendësshef i administratës së fuqishme presidenciale të Kremlinit, vendosi [...]Read More...

Dorëhiqet nga qeveria ruse miku i Putinit që besohet se kundërshtonte luftën në Ukrainë

Dmitry Kozak – një bashkëpunëtor i ngushtë dhe mik i kamotshëm i presidentit rus, Vladimir Putin, i cili besohet se e kishte kundërshtuar luftën në Ukrainë në ditët e saj të para – ka dhënë dorëheqjen nga Qeveria, tha Kremlini.

Kozak, 66-vjeçar, i cili shërbente si zëvendësshef i administratës së fuqishme presidenciale të Kremlinit, vendosi të largohet me dëshirën e tij, u tha gazetarëve zëdhënësi Dmitry Peskov të enjten.

Njoftimi erdhi pas disa ditëve thashetheme për Kozakun, i cili është një nga bashkëpunëtorët më të hershëm të Putinit, që nga ditët e para të liderit rus në politikë, në zyrën e kryebashkiakut të Shën Petersburgut në vitet ’90.

Largimet e zyrtarëve të lartë nga administrata ose kabineti nën drejtimin e Putinit janë të rralla.

Disa media ruse thanë se Kozakut i ishte ofruar posti si zyrtari më i lartë për distriktin federal veriperëndimor të Rusisë, por ai s’e kishte pranuar.

Peskov nuk përmendi asgjë në lidhje me këtë.