Në seancën e sotme për rastin e Liridona Ademajt pritet të dëshmojë mjeku që bëri autopsinë
Sot nga ora 09:00 do të mbahet seanca e radhës gjyqësore për rastin e vrasjes së Liridona Ademajt. Në këtë seancë pritet të dëgjohet raporti i autopsisë nga mjeku ligjor Naim Uka. Në seancën e fundit, të mbajtur më 22 shtator para trupit gjykues dëshmoi ish-drejtori i Institutit të Mjekësisë Ligjore, Shpend Haxhibeqiri, i cili

Sot nga ora 09:00 do të mbahet seanca e radhës gjyqësore për rastin e vrasjes së Liridona Ademajt.
Në këtë seancë pritet të dëgjohet raporti i autopsisë nga mjeku ligjor Naim Uka.
Në seancën e fundit, të mbajtur më 22 shtator para trupit gjykues dëshmoi ish-drejtori i Institutit të Mjekësisë Ligjore, Shpend Haxhibeqiri, i cili ritheksoi se sipas ekspertizës, i akuzuari Naim Murseli nuk vuan nga asnjë çrregullim mendor, as të përkohshëm e as të përhershëm
Gjithashtu, në të njëjtën ditë dëshmoi edhe eksperti Bujar Obertinca, i cili ka analizuar gjendjen mendore të të akuzuarit tjetër, Granit Plava.