LSDM dorëzoi ligjin: Shtetësi të dyfishtë të mos kenë as ministrat, as zëvendëskryeministrat

LSDM dorëzoi ligjin: Shtetësi të dyfishtë të mos kenë as ministrat, as zëvendëskryeministrat

Grupi parlamentar i LSDM-së ka dorëzuar Propozim-ligj për ndryshimin e Ligjit për Qeverinë, me të cilin parashihet ndalimi i shtetësisë së dyfishtë për ministrat, zëvendëskryeministrat dhe gjithë përbërjen e Qeverisë, me zbatim të menjëhershëm.

Nga partia deklarojnë se me këtë propozim vendoset parimi i barazisë, gjegjësisht që rregullat e njëjta të vlejë për të gjithë funksionarët e zgjedhur dhe të emëruar, pa përjashtim.

LSDM-ja njëkohësisht kritikon ndryshimet e paralajmëruara të Ligjit për deputetët nga ana e VMRO-DPMNE-së, duke vlerësuar se ato nuk parashohin hyrje të menjëhershme në fuqi, por të vlejnë nga përbërja e ardhshme parlamentare.

„Është e dukshme se qëllimi është të mbrohen deputetët dhe ministrat aktualë të cilët kanë edhe shtetësi të tjera. Kjo është e pandershme dhe në kundërshtim me parimet e përgjegjësisë“, thonë nga LSDM.

Nga atje paralajmërojnë se, përveç ndryshimeve të propozuara të Ligjit për Qeverinë, do të dorëzojnë edhe amendamente në propozimin për Ligjin për deputetët, me qëllim që ndalimi i shtetësisë së dyfishtë të vlejë menjëherë edhe për deputetët.

„Shtetësi të dyfishtë nuk do të ketë as deputet, as funksionar i zgjedhur dhe i emëruar“, porositin nga LSDM.(INA)

Burimi i lajmit:ina-online.net
Shënim: Ky material është marrë nga burime publike në internet dhe është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.Portali nuk mban përgjegjësi për përmbajtjen origjinale të publikuar nga burimi. Nëse keni ankesa apo kërkesa për heqje materiali, ju lutem na kontaktoni në facebook/KosovaToday Faleminderit për mirëkuptimin.