Dosja ‘Epstein’/ Trump: Prokurorja e përgjithshme e SHBA duhet të publikojë çdo informacion “të besueshëm”
Presidenti i SHBA, Donald Trump, kwrkoi nga Prokurorja e Përgjithshme Pam Bondi të publikojë “çdo gjë që ajo mendon se është e besueshme” për autorin e krimit seksual, Jeffrey Epstein. Bondi është kritikuar ashpër nga baza politike e Trump pasi tha javën e kaluar se nuk kishte prova që Epstein mbante një “listë klientësh” ose [...]Read More...

Presidenti i SHBA, Donald Trump, kwrkoi nga Prokurorja e Përgjithshme Pam Bondi të publikojë “çdo gjë që ajo mendon se është e besueshme” për autorin e krimit seksual, Jeffrey Epstein.
Bondi është kritikuar ashpër nga baza politike e Trump pasi tha javën e kaluar se nuk kishte prova që Epstein mbante një “listë klientësh” ose po shantazhonte figura të fuqishme.
Në fundjavë, Trump u bëri thirrje mbështetësve të mos “humbnin kohë dhe energji” me këtë polemikë. Por aleatët e presidentit, përfshirë Kryetarin e Dhomës së Përfaqësuesve, Mike Johnson, po bëjnë thirrje për “transparencë”.
Vdekja e Epstein në vitin 2019 në një burg amerikan, ndërsa priste gjyqin federal, u cilësua si vetëvrasje. Por shumë në lëvizjen e Trump “Make America Great Again” (Maga) kanë teorizuar se detajet e krimeve të pedofilit janë mbajtur të fshehta për të mbrojtur figurat me ndikim ose agjencitë e inteligjencës.
Të martën, Trump vlerësoi trajtimin e çështjes nga prokurorja e tij e përgjithshme, duke thënë se ajo e ka trajtuar shumë mirë. “Çfarëdo që ajo mendon se është e besueshme, duhet ta publikojë.” u shpreh ai.
Kur u pyet nga një gazetar nëse prokurorja e përgjithshme i kishte thënë Trump nëse emri i tij shfaqej në ndonjë nga të dhënat, ai tha: “Jo, jo.”
Më vonë të martën, Presidenti bëri përsëri thirrje për publikimin e informacionit “të besueshëm”, por ai vuri në dyshim magjepsjen e vazhdueshme me rastin Epstein, duke e quajtur atë “të ndyrë, por të mërzitshëm”.
“Vetëm njerëz vërtet të këqij, përfshirë lajmet e rreme, duan ta vazhdojnë diçka të tillë,” tha Trump./abcnews.al