“Dosje në Hagë kundër UÇK-së” /A ishte kjo arsyeja që Shqipe Selimi nuk e votoi Donika Gërvallen për kryeparlamentare?
Deputetja e VV-së, Shqipe Mehmeti-Selimi, nuk e votoi sot Donika Gërvallën për kryetare të Kuvendit. Kjo shihet në pamjet e Kuvendit të Kosovës, ku deputetja Selimi, bashkëshortja e Rexhep Selimit, nuk voton kur hidhet në votim emri i Gërvallës. Por, cilat ishin arsyet që e shtynë deputeten Selimi që të mos e votonte Gërvallën? Jo

Deputetja e VV-së, Shqipe Mehmeti-Selimi, nuk e votoi sot Donika Gërvallën për kryetare të Kuvendit.
Kjo shihet në pamjet e Kuvendit të Kosovës, ku deputetja Selimi, bashkëshortja e Rexhep Selimit, nuk voton kur hidhet në votim emri i Gërvallës.
Por, cilat ishin arsyet që e shtynë deputeten Selimi që të mos e votonte Gërvallën?
Jo shumë kohë më parë, Gërvalla në një interviste kishte deklaruar se gjoja kishte dëshmi në zarfe të mbyllura kundër ish-krerëve të UÇK-së dhe ato i kishte paraqitur tek organet e drejtësisë.
“Unë kam dëshmi madje me shkrim në zarfe të mbyllura të cilat u janë paraqitur organeve të ndryshme, i kam personalisht në shtëpinë time. I kam dërgu diku, aty ku unë e kam parë të arsyeshme që duhet të dërgohen”, kishte deklaruar Gërvalla. Ndërsa kur pyetet se a i kishte dërguar në Gjykatën Speciale, ajo përgjigjet që “Po”.
Poashtu, në të kaluarën Gërvalla kishe hedhur akuza të ashpra kundër Rexhep Selimin. Madje, e quante “figurë të botës së krimit”. /Gazeta10