Drafti i PS për ndryshimet në Rregulloren e Kuvendit, Balla: Shpresoj t’i miratojmë…

Drafti i PS për ndryshimet në Rregulloren e Kuvendit, Balla: Shpresoj t’i miratojmë…

Kreu i grupit të PS, Taulant Balla komentoi jashtë Kuvendit draftin e PS për ndryshimet në rregulloren e Kuvendit.
Balla tha se shpreson që t’i miratojnë me konsensusin e opozitës.

“Ndryshimet janë menduar prej shumë kohësh, të ndara në disa elementë, apo disa qëllime të mira, që kanë të bëjnë me përmirësimin e punës së Kuvendit të Shqipërisë, qoftë sa i përket mbarëvajtjes dhe kohës efikase të diskutimeve në seancat plenare, që kanë të bëjnë me përmirësimin dhe rritjen e efikasitetit, të kontrollit parlamentar, me qëllimin e një përqasje me Parlamente të tjera europiane. Gjithmonë ka qenë dëshira ime dhe e kolegëve të PS, që t’i përqasim me procedurat e Bundestagut gjerman. Propozimet merren në mënyrë të njëanshme, por shpresojmë që miratimin ta kemi me konsensus. Ulja bëhet pasi ke një dokument për të diskutuar, shpresoj që ftesës së Peleshit do t’ i përgjigjet edhe pala tjetër për tu ulur”, tha Balla.

Ndërkohë, i pyetur për raportimin e institucioneve të drejtësisë, Balla tha se asnjë  prej komisioneve përgjegjëse nuk preket dhe përgjegjësia e komisioneve do të vazhdojë njësoj siç ka qenë.“Gjithçka ndodh në komisionet përgjegjëse do të vazhdojë njësoj pa u prekur. Ndërkohë, sa i përket rezolutës, nëse ka rezolutë, apo rekomandime për shqyrtimin në seancë, do diskutohen edhe të komisioni i Nismave Qytetare. Asnjë prej kompetencave të komisioneve përgjegjëse nuk preket, do të vazhdojë siç ka qenë”, tha Balla.