Drejtonte automjetin nën efektin e drogës, arrestohet 25-vjeçari

Një 25-vjeçar është arrestuar në Pikën Kufitare të Muriqanit, teksa ishte ndaluar për kontroll nga policia. Në dalje të pikës kufitare, u ushtrua kontroll në automjetin e tij, ku u gjet një sasi kokaine. 25-vjeçari gjithashtu drejtonte automjetin nën efektin e lëndës narkotike. Lënda narkotike dhe automjeti u sekuestruan në cilësinë e provës materiale. 25-vjeçari akuzohet […]

Drejtonte automjetin nën efektin e drogës, arrestohet 25-vjeçari

Një 25-vjeçar është arrestuar në Pikën Kufitare të Muriqanit, teksa ishte ndaluar për kontroll nga policia.

Në dalje të pikës kufitare, u ushtrua kontroll në automjetin e tij, ku u gjet një sasi kokaine. 25-vjeçari gjithashtu drejtonte automjetin nën efektin e lëndës narkotike.

Lënda narkotike dhe automjeti u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

25-vjeçari akuzohet për veprat penale  “Trafikimi i narkotikëve” dhe “Drejtimi i automjetit në mënyrë të parregullt”.

Njoftimi i policisë

DVKM Shkodër

Drejtonte automjetin në efektin e lëndëve narkotike dhe posedonte një sasi Kokaine, kapet në flagrancë nga shërbimet e Policisë Kufitare Muriqan dhe vihet në pranga 25-vjeçari.

Sekuestrohen automjeti dhe sasia e lëndës narkotike.

Si rezultat i kontrolleve dhe verifikimeve që po kryhen me qëllim parandalimin dhe goditjen e krimeve kufitare, shërbimet e Policisë Kufitare në PKK Muriqan, në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Narkotikëve të DVP Shkodër, arrestuan shtetasin:

-G. B., 25 vjeç, banues në Tiranë.

Në dalje të RSh-së, shërbimet e Policisë Kufitare kanë ndaluar për kontroll automjetin që drejtonte 25-vjeçari, i cili dyshohet se ishte në efektin e lëndëve narkotike.

Gjatë kontrollit, 25-vjeçarit i gjetën një sasi lënde të dyshuar narkotike Kokainë.

Lënda narkotike dhe automjeti u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Trafikimi i narkotikëve” dhe “Drejtimi i automjetit në mënyrë të parregullt”.