Drizan Shala: Kosova mund të prodhojë municione dhe dronë pas transformimit të FSK-së në Forca të Armatosura
Drizan Shala, njohës i çështjeve të sigurisë, ka deklaruar se Kosova ka mundësinë të prodhojë municione pas transformimit të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) në Forca të Armatosura. ‘’Pa dyshim që Kosova ka mundësi të prodhojë municione në një periudhë pas transformimit të FSK-së në Forcat të armatosura’’, tha Shala. Ai vlerësoi se ky proces
Drizan Shala, njohës i çështjeve të sigurisë, ka deklaruar se Kosova ka mundësinë të prodhojë municione pas transformimit të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) në Forca të Armatosura.
‘’Pa dyshim që Kosova ka mundësi të prodhojë municione në një periudhë pas transformimit të FSK-së në Forcat të armatosura’’, tha Shala.
Ai vlerësoi se ky proces mund të realizohet brenda një periudhe të arsyeshme, duke përmbyllur të gjitha çështjet që lidhen me përgatitjen përkatëse. Shala theksoi se, për të arritur këtë, është e nevojshme që institucionet e Kosovës të bashkëpunojnë ngushtë me ato ndërkombëtare për të prodhuar dronë që ofrojnë mbrojtje optimale, duke garantuar kështu sovranitetin e strukturave ushtarake të Kosovës.
‘’Deri atëherë përmbyllen të gjitha çështjet të cilat ndërlidhen në aspektin e përgatitjes përkatëse që ia lejon pastaj institucioneve të Kosovës në bashkëpunim me ato ndërkombëtare të prodhojnë dronë që ofrojnë një mbrojtje optimale duke garantuar sovranitetin e strukturave tona ushtarake’’, përfundoi Shala.