Dua Lipa elektrizon atmosferën në “Sunny Hill”: Ngjitet në skenë me babanë e saj

Kënga e njohur “Era”, e grupit "Gjurmët" një këngë kult në muzikën tonë, i ka bërë bashkë babë e bijë, me të cilët ka kënduar e gjithë masa (Video) The post Dua Lipa elektrizon atmosferën në “Sunny Hill”: Ngjitet në skenë me babanë e saj appeared first on Albinfo.

Dua Lipa elektrizon atmosferën në “Sunny Hill”: Ngjitet në skenë me babanë e saj

Dua Lipa ka elektrizuar atmosferën duke u ngjitur në skenën e festivalit “Sunny Hill”, kësaj radhe me të atin, Dukagjin Lipën, një këngëtar i njohur roku.

Kënga e njohur “Era”, e grupit “Gjurmët” një këngë kult në muzikën tonë, i ka bërë bashkë babë e bijë, me të cilët ka kënduar e gjithë masa prej rreth tridhjetë mijë vetash, të pranishëm në festival.

Ministri në detyrë i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku ka postuar në rrjetet sociale një video nga ky spektakël, të cilin e ka shoqëruar me fjalët: “Ku ka më mirë se në shtëpi. Dua jonë në Prishtinë”.

Festivali “Sunny Hill” ka vendosur Prishtinën dhe Kosovën në hartat botërore të muzikës së popullarizuar.

 

The post Dua Lipa elektrizon atmosferën në “Sunny Hill”: Ngjitet në skenë me babanë e saj appeared first on Albinfo.