Dugolli “godet” LDK-në: Refuzoi shtetin për interesa personale në moment kritik për Kosovën

Ish-lideri studentor i viteve ’90 dhe profesori universitar Bujar Dugolli ka reaguar ndaj refuzimit të Lidhja Demokratike e Kosovës për bashkëpunim institucional, duke e cilësuar këtë veprim si mungesë përgjegjësie shtetërore.
“Refuzimi i sotëm i LDK-së për bashkëpunim institucional, në një moment kur vendi ka nevojë për stabilitet dhe përgjegjësi shtetërore, është dëshmi e qartë se interesat personale dhe grupore po vendosen mbi interesin e Republikës.
Nën udhëheqjen e Presidentit Rugova, qasja ishte tjetër. Kishte sens shtetformues, maturi dhe vendosje të interesit të vendit mbi gjithçka.
Sot, për fat të keq, po shohim një realitet tjetër. Është thjesht vazhdimësi e një rruge të gabuar. Interesat personale mbi interesin e shtetit, fatkeqësisht kjo është LDK sot”, ka deklaruar Dugolli.
Në anën tjetër, kryeministri Albin Kurti, njëherësh kryetar i Lëvizja Vetëvendosje, ka bërë të ditur se i ka ofruar bashkëpunim institucional liderit të Lidhja Demokratike e Kosovës, Lumir Abdixhiku, por kjo ofertë është refuzuar.
Sipas Kurtit, fillimisht LDK-së iu ofrua posti i zëvendëskryeministrit dhe katër ministri. Pas refuzimit, ai thotë se është propozuar edhe një formulë tjetër, ku LDK do të merrte postin e kryetarit të Kuvendit përmes një rokade me pozitën aktuale.(INA)
Burimi i lajmit:ina-online.netShënim: Ky material është marrë nga burime publike në internet dhe është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.Portali nuk mban përgjegjësi për përmbajtjen origjinale të publikuar nga burimi. Nëse keni ankesa apo kërkesa për heqje materiali, ju lutem na kontaktoni në facebook/KosovaToday Faleminderit për mirëkuptimin.



