Ja sa duhet të prisni në Tabanoc

Ja sa duhet të prisni në Tabanoc

Është rritur intensiteti i qarkullimit në rrugët e Maqedonisë së Veriut, ndërsa pritje të gjata janë regjistruar në pikën kufitare Tabanoc.

Sipas të dhënave të fundit, në Tabanoc pritet rreth 40 minuta, si për hyrje ashtu edhe për dalje nga vendi.

Në pikën kufitare Bogorodicë, pritja për dalje nga vendi është rreth 30 minuta.

Në pikat e tjera kufitare nuk raportohet për pritje më të gjata.

Autoritetet u bëjnë apel drejtuesve të automjeteve të kenë kujdes gjatë vozitjes, të përshtatin shpejtësinë dhe të respektojnë sinjalistikën rrugore. (INA)


Burimi i lajmit: ina-online.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.