“Duhet t’i japim fund kësaj lufte”, Zelensky: Negociatorët kanë filluar të diskutojnë një takim të mundshëm me Vladimir Putin
UKRAINË- Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky tha se “negociatorët rusë kanë filluar diskutimet” rreth një takimi të mundshëm midis udhëheqësit ukrainas dhe presidentit të Rusisë, Vladimir Putin. Ai pohoi se lufta duhet të marrë fund, duke lënë të kuptohet se një takim mes tij dhe Putin do të sillte ndryshime të mëdha në “fatin” e [...]Read More...

UKRAINË- Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky tha se “negociatorët rusë kanë filluar diskutimet” rreth një takimi të mundshëm midis udhëheqësit ukrainas dhe presidentit të Rusisë, Vladimir Putin.
Ai pohoi se lufta duhet të marrë fund, duke lënë të kuptohet se një takim mes tij dhe Putin do të sillte ndryshime të mëdha në “fatin” e luftës, e cila vijon prej vitesh.
“Duhet t’i japim fund kësaj lufte, e cila ndoshta fillon me një takim të udhëheqësve”, tha Zelensky gjatë një bisede me gazetarët.
Po ashtu Zelensky citohet të jetë shprehur se negociatorët rusë kishin “filluar ta diskutonin” këtë çështje me palën ukrainase./abcnews.al