Si do të dukeshin VIP-at shqiptarë nëse do të jetonin në vitet ’80?

Si do të dukeshin VIP-at shqiptarë nëse do të jetonin në vitet ’80?

Një trend i ri në rrjetet sociale po bën xhiron e internetit, ku personazhet më të njohur të ekranit shqiptar po zbulojnë se si do të dukeshin në vitet ’80.

Përmes inteligjencës artificiale (AI) dhe mjeteve si ChatGPT, artistët po publikojnë foto me flokë voluminozë, veshje lëkure e me shkëlqim dhe me stilin karakteristik të asaj periudhe.

Personazhet e njohur si: Ronela Hajati, Egli Tako, Alaudin Hamiti, Anxhela Peristeri, Jonida Maliqi e Sasa Hoda kanë ndarë me ndjekësit pamjet e tyre retro.

Dhurata dhe Egli pranuan me humor se ndihen sikur kanë lindur në dekadën e gabuar, ndërsa Ronela e krahasoi pamjen e saj me fotot e nënës së saj nga ato vite.

Nga kjo dukuri nuk kanë shpëtuar as personazhet e tjerë të njohur, ku një editim viral me AI i Kiara Titos dhe Luiz Ejllit mori menjëherë vëmendjen e moderatores, e cila e ripublikoi në profilin e saj.

Këtij trendi i është bashkuar edhe Jonida Maliqi, duke inkurajuar ndjekësit të provojnë të njëjtën gjë.

Opsioni “Add yours” në Instagram me thirrjen për të pyetur ChatGPT se si do të dukeshit në vitet ’80 numëron tashmë mbi 2.2 milionë përdorues në mbarë botën, duke e kthyer këtë eksperiment vizual në një nga më të klikuarit e muajit.


Burimi i lajmit: orainfo.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.