Durim, tifozë! Milan po pret për një “BOMBË” në sulm – emra të mëdhenj në lojë

AC Milan po planifikon të mbyllë merkaton e verës me një përforcim të madh në repartin ofensiv. Sipas asaj që raporton Gazzetta dello Sport, drejtuesit kuqezinj janë të vendosur të sjellin një sulmues të ri, por ai do të jetë nënshkrimi i fundit i merkatos. Pas largimeve të Luka Jovic dhe Tammy Abraham, Milani mbetet […]

Durim, tifozë! Milan po pret për një “BOMBË” në sulm – emra të mëdhenj në lojë

AC Milan po planifikon të mbyllë merkaton e verës me një përforcim të madh në repartin ofensiv. Sipas asaj që raporton Gazzetta dello Sport, drejtuesit kuqezinj janë të vendosur të sjellin një sulmues të ri, por ai do të jetë nënshkrimi i fundit i merkatos.

Pas largimeve të Luka Jovic dhe Tammy Abraham, Milani mbetet aktualisht me vetëm një qendërsulmues natyral – Santiago Gimenez – i cili ndodhet me pushime dhe nuk ka qenë pjesë e fazës përgatitore. Kjo ka detyruar trajnerin Max Allegri, që sipas raportimeve ka marrë drejtimin e ekipit, të aktivizojë Rafael Leaon në qendër të sulmit gjatë ndeshjeve të parasezonit, transmeton ORAinfo.

Megjithatë, edhe pse mungesa është evidente, drejtuesit e klubit nuk kanë ndërmend të bëjnë një lëvizje të nxituar. Plani është të pritet deri në mesin apo fundin e gushtit, kur çmimet e disa sulmuesve potencialë mund të bien dhe të hapen mundësi të favorshme në merkato.

Emra si Dusan Vlahovic (Juventus), Gonçalo Ramos (PSG), Darwin Nunez (Liverpool) dhe Nicolas Jackson (Chelsea) janë përmendur si objektiva të mundshëm, në varësi të zhvillimeve në klubet respektive.

Milani synon të kapë një “rast merkatoje” – një lojtar që mund të afrohet me një kosto më të ulët në ditët e fundit të merkatos. Deri atëherë, tifozët duhet të tregojnë durim, edhe pse rreziku i mbetjes pa alternativa në fillim të sezonit është real. /ORAinfo/