Dy festa të ndara nga Besi e Xhensila për ditëlindjen e vajzës

Ajka, vajza e artistëve të njohur Bes Kallaku dhe Xhensila Myrtezaj, festoi dje ditëlindjen e saj të 7-të në mënyrë të veçantë, me shumë dashuri dhe emocione të ndara nga të dy prindërit të cilët, ndonëse janë të ndarë, vazhdojnë të jenë pranë saj në çdo hap të rëndësishëm të jetës. Mbrëmjen e kaluar, Ajka […]

Dy festa të ndara nga Besi e Xhensila për ditëlindjen e vajzës

Ajka, vajza e artistëve të njohur Bes Kallaku dhe Xhensila Myrtezaj, festoi dje ditëlindjen e saj të 7-të në mënyrë të veçantë, me shumë dashuri dhe emocione të ndara nga të dy prindërit të cilët, ndonëse janë të ndarë, vazhdojnë të jenë pranë saj në çdo hap të rëndësishëm të jetës.

Mbrëmjen e kaluar, Ajka festoi me babain e saj, Bes Kallakun, në një ambient të ngrohtë, ku nuk munguan familjarët dhe miqtë e ngushtë të artistit. Një mbrëmje e mbushur me buzëqeshje, dashuri dhe kujtime të paharrueshme mes babait dhe bijës.

Ndërsa mëngjesin e sotëm, Ajka u surprizua nga nëna e saj, Xhensila Myrtezaj, e cila ndau me ndjekësit një video shumë të ëmbël në Instagram. Në pamje, Ajka shihet teksa sapo zgjohet nga gjumi dhe përballet me një surprizë të organizuar në shtëpi, ku Xhensila kishte krijuar një atmosferë të ngrohtë, zbukuruar me detaje plot dashuri dhe ku ishin të pranishme edhe shoqet e ngushta të vogëlushes.

Përveç videos, Xhensila ndau edhe një dedikim emocional për ditëlindjen e Ajkës, që preku zemrat e ndjekësve:

“7 vite me ty, Ajka ime. Të dua me gjithë shpirtin tim, vajza ime!
U rritsh me shëndet, me gëzim, me ëndrra të mëdha dhe me Zotin gjithmonë në zemrën tënde.
Mami do të jetë gjithmonë pranë, për ty, në çdo hap, në çdo frymëmarrje.
Faleminderit, Zot, që solle tek unë engjëllin që më mbushi shpirtin, krahët, e solli tek unë paqen e shpirtit.
Gëzuar ditëlindjen, jeta ime!”